Një 57-vjeçar u arrestua nga policia, pasi drejtonte në gjendje të dehur autobusin e linjës së Laprakës.

Sipas policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, gjatë 1 jave, nga monitorimi me mjetet inteligjente, në akse të ndryshme të kryeqytetit, janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas, 12 prej të cilëve pasi drejtonin mjetin përkatës, në gjendje të dehur; 2 të tjerë pasi drejtonin mjetin, pa leje drejtimi dhe 2 drejtues, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 79 leje drejtimi, 38 prej të cilave për tejkalim të normave të shpejtësisë; 31 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 10 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights