📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Hfdghfdgh 770x434

KQZ ka hedhur sot shortin për renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Nga shorti i hedhur u vendos që PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore të renditet e para në fletën e votimit.

Ajo ndiqet nga Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qorri dhe në vendin e tretë nga Lëvizja Atdheu.

Sakaq, Partia Socialiste në pushtet e drejtuar nga kryeministri Edi Rama renditet në vendin e pestë në fletën e votimit, ndërsa ndiqet nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Më tej, në vendin e nëntë renditet koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, e ndjekur nga Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërsa lista përmbyllet me PSD-në në vendin e 11-të.

Renditja e plotë:

1-PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore

2-Lëvizja Bashkë

3-Lëvizja Atdheu

4- Koalicioni Euroatlantik

5- Partia Socialiste

6-Nisma Shqipëria Bëhet

7-Aleanca Kombëtare Shqiptare

8-Aleanca për Demokracinë e Re

9-Djathtas për Zhvillim

10-Partia Mundësia

11-PSD

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights