Dashnor Sula duket se është tërhequr përfundimisht nga gara për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Sula është tërhequr edhe nga listat e “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, me të cilën u regjistrua pasi akuzoi PD-në dhe Sali Berishën se e kishin tradhuar.
Sula deklaroi ditën e mërkurë paradite se ai nuk do të ishte pjesë e listave të PD, pasi sipas tij atë e kishin përjashtuar pasi mbështeste SPAK-un, ndërsa në mbrëmje emri i tij u shfaq në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.
Ndërkohë ditën e enjte kreu i PD, Sali Berisha, e cilësoi akt tradhtie veprimin e Sulajt, megjithatë i dha kohë të mendohet.
Thirrje të cilën e përsëriti edhe këtë të premte nga Elbasani. Mesa duket Sula ka ndjekur këshillën e Berishës duke u tërhequr nga lista e Nismës Shqipëria Bëhet.