Donald trump dhe elon musk 1024x570

Dy gjyqtarë kanë urdhëruar një numër të madh agjencish federale që të rikthejnë menjëherë punonjësit e pushuar nga puna muajin e kaluar, si pjesë e përpjekjes së administratës Trump për të tkurrur me shpejtësi fuqinë punëtore federale.

Gjyqtarët federalë identifikuan probleme ligjore me mënyrën se si u kryen shkarkimet masive. Gjykatësi James Bredar në Maryland vendosi se 18 nga agjencitë që kishin pushuar punonjësit në javët e fundit shkelnin rregulloret. Urdhri paraprak kërkon që departamentet e Çështjeve të Veteranëve, Bujqësisë, Mbrojtjes, Energjisë, Brendshme dhe Thesarit të rikthejnë punonjësit.

Gjykatësit thanë se Zyra e Menaxhimit të Personelit të SHBA-së, departamenti i burimeve njerëzore për agjencitë federale, i kishte urdhëruar në mënyrë të pahijshme ato agjenci që të pushonin punëtorët masivisht edhe pse i mungonte fuqia për ta bërë këtë. Ndërsa administrata argumentoi se ajo pushoi nga puna çdo punonjës për performance të dobët  ose arsye të tjera, gjyqtarët thanë se nuk ishte kështu.

Punëtorët në provë që janë punësuar së fundmi kanë më pak se një vit shërbim në rolet e tyre aktuale. Ata gjithashtu mund të jenë punonjës për një kohë të gjatë në organizatat e tyre përkatëse.  Megjithëse punëtorët në provë kanë më pak mbrojtje në punë sesa punonjësit e tjerë të qeverisë, ata mund të pushohen nga puna vetëm për çështje të performancës.

Rreth 25,000 punëtorë në të gjithë qeverinë amerikane janë pushuar nga puna që nga 5 marsi, sipas një raporti të Reuters. Administrata Trump nuk ka publikuar statistika mbi shkarkimet dhe nuk ishte e qartë menjëherë se sa punonjës mund të prekeshin nga vendimi I gjykatës.

Vendimet nga gjykatat janë goditja më e e madhe për Trump dhe Musk , të cilët janë zotuar të transformojnë fuqinë punëtore federale. Ky vendim erdhi pasi administrata Trump kishte kërkuar që agjencitë qeveritare të paraqesin planet për një valë të dytë pushimesh masive dhe shkurtime buxhetore.

Qeveria e SHBA pretendon se shkarkimet masive ishin të ligjshme, duke argumentuar se agjencitë individuale rishikuan dhe përcaktuan nëse punonjësit në provë ishin të aftë për punësim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights