Image 252 1024x576

Udhëheqësi i CDU, Friedrich Merz u kërkoi ligjvënësve skeptikë të mbështesin propozimet e tij për një rritje masive të huamarrjes shtetërore, si një provë që Gjermania të qëndrojë në skenën botërore dhe të ruajë sigurinë evropiane.

Ai dëshiron të sigurojë fondet përpara se të mblidhet një parlament i ri më 25 Mars, ku ato rrezikojnë të bllokohen nga ligjvënësit e ekstremit të djathtë dhe të majtë.

“Jo, jo një javë, por, tani sepse ju e dini shumë mirë që mund të duhen javë dhe muaj para se një Bundestag i ri të jetë gati për të marrë vendime. Ka një samit të madh të NATO-s para pushimeve verore. Është samiti i radhës i BE-së javën e ardhshme dhe Gjermania duhet të jetë në gjendje të marrë vendime pavarësisht nga përbërja e Bundestagut gjerman. Gjermania duhet të bëhet e aftë për mbrojtje të kthehet në skenën ndërkombëtare si një partner efektiv në Evropë, në NATO dhe në botë”, tha Friedrich Merz.

Merz është në një garë me kohën për të bindur parlamentin në largim të miratojë një fond prej 500 miliardë eurosh për infrastrukturën dhe ndryshimet gjithëpërfshirëse në rregullat e huamarrjes për të të rritur shpenzimet ushtarake në ekonominë më të madhe të Evropës. Duke pranuar se planet e tij mund të dështojnë, Merz u tha ligjvënësve se bota po shikon  Gjermaninë.

“E gjithë bota po shikon Gjermaninë këto ditë dhe javë. Në Bashkimin Evropian dhe në mbarë botën, ne kemi një detyrë që shkon përtej kufijve të vendit tonë dhe mirëqenies së popullit tonë. Ne mund të jemi në prag të një vendimi historik për vendin tone. Nuk duhet të vazhdojmë të dorëzohemi nga e majta dhe nga e djathta ekstreme që minojnë demokracinë tonë dhe e vënë në pikëpyetje këtë shtet por të gjejmë forcën për të marrë një vendim tani që ndoshta mund të na zgjasë për një dekadë”, shtoi udhëheqësi i CDU.

Perspektiva e një ndryshimi të madh shpenzimesh ka tronditur tregjet financiare gjatë javës së kaluar. Por paketa financiare është larg nga një marrëveshje, me konservatorët e Merz dhe partnerin e tij të mundshëm të koalicionit të ardhshëm, Social Demokratët (SPD), që duhet të fitojnë mbi të Gjelbrit për të siguruar shumicën e dy të tretave të nevojshme për të ndryshuar kushtetutën.

Të Gjelbrit akuzojnë Merz për përdorimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Evropës si një justifikim për një huamarrje të tepruar për të financuar politika të tilla si ulja e taksave për të kënaqur bazën e tij të votuesve, ndërsa neglizhon çështje të tilla si ndryshimi i klimës dhe varfëria.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights