Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Sekuestrohet me urdhër të SPAK një vilë në Palasë.

Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve që po kryen për Ahmetajn, ka vendosur nën sekuestro një vilë e cila ndodhet në një kompleks rezidencial në Palasë.

 

Vilë e cila sipas SPAK posedohet nga ish-gruaja e Ahmetajt. SPAK thotë se ka të dhëna dhe prova se kjo pronë posedohet nga gruaja e Ahmetajt, ndonëse ajo ka mohuar se i ka të vetat.

Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ish-zv.kryeministri, aktualisht deputet i PS-së ka ankimuar pak ditë më parë vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij.

Ahmetaj kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen të pakushtetueshëm dhe të paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights