Në takim me asamblenë socialiste në Kavajë, kryeministri Edi Rama foli për çështjen-prioritet për të dhe PS-në, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Pikërisht për të përmbyllur këtë mision, ai kërkoi votën më 11 Maj.
Sigurisht, nuk i harroi ironitë për koalicionin opozitar.
“Bashkimi Evropian, Republika e Shqipërisë do të jetë te pasaporta. Nuk do ketë më radhë kur të hyjmë në vendet e tjera.
Nuk do ketë më, do hyjmë njësoj me francezë, gjermanë e holandezë, njësoj të barabartë.
Si mund të lihet kjo tani, me tifozllëk?! Kujtimi është më i miri, më simpatiku më madhështori.
Por përveç mustaqeve nuk ka gjë tjetër, ata tjerët s’kanë as mustaqe.
Në 60 e pak ditë, duhet me marr çdo votë për Partinë Socialiste! Bëni maksimumin në këto 60 ditë!“, ishte apeli i kreut të qeverisë.
Por përpos faktit që vendi ynë s’duhet të humbasë më kohë me negociatat, tha se ka një “merak” tjetër që lidhet me 11 Majin.
“Se ngaqë më kanë dëgjuarmua që thoja Noc Rrokun, më vënë ca profile fallco dhe më thonë Noc Rrokun do marrësh. Ne t’u prezantojmë atyre një Noc Rrok madhështor, duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë. Një Noc Rrok aq madhështor, sa të thonë ca i bëmë vetes që zgjuam Noc Rrokun!”,