📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Policia italiane

Një ish-futbollist shqiptar i Kategorisë Superiore është vënë në pranga në Ferrara të Italisë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar që ka luajtur për Dinamon e Tiranës vite më parë. Megjithatë, mediat italiane nuk e tregojnë emrin e tij.

Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për një futbollist që ka luajtur edhe në kupën Intertoto, por u tërhoq nga fushat e blerta në moshë të re në vitin 2005 pas dy sezoneve me Dinamon.

Ai u kap nga policia teksa po i jepte një dozë kokaine një burri që e priste me biçikletë. Ishte ky i fundit që tërhoqi vëmendjen e policisë. Shpesh blerësi shihte ekranin e celularit dhe vështronte me nervozizëm përreth. Pas disa minutash i është afruar ish-futbollisti 45-vjeçar që i ka dhënë një qese të bardhë në këmbim të disa kartëmonedhave.

Agjentët vendosën të ndërhynin në këtë moment ndërsa si shqiptari dhe klienti i tij, nuk bënë rezistencë. Ai kishte me vetë 60 eurot që kishte shitur drogën dhe një thikë. Ndërsa blerësi dozën me kokainë që e kishte fshehur brenda këpucës.

Ai ndodhet aktualisht i arrestuar ndërkohë siç thonë mediat, nuk është hera e parë që shqiptari ishte kapur me drogë. Edhe në Shkurt atij iu gjetën disa doza kokainë, por në këtë rast sulmoi edhe një nga zyrtarët e policisë lokale duke e goditur.

Fati i keq në sport, duket se e paska ndjekur ish-futbollistin edhe pas tërheqjes nga fushat e blerta.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights