Është shtyrë për ditën e nesërme në orën 12:30 seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO, ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Avokatët do të njihen me provat e reja të cilat SPAK ka bërë të ditura sot.

Në seancën e sotme në nisje gjykata nuk lejoi pjesëmarrjen në seancën të avokatit të tij amerikan Joshua Roberts.

Kërkesa e Veliajt shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Ndërkohë prej 1 muaji tashmë, Veliaj ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës.

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights