Tre persona janë arrestuar në Malisi të Madhe pasi tentuan të trafikonin lëndë narkotike, drejt Malit të Zi.
“Blutë” sekuestruan 17 kilogram lëndë e dyshuar narkotike canabis sativa, ndërsa në pranga ranë shtetasit K.Gurraj, 20 vjeç, drejtues i automjetit, J.Kaçaj, 19, pasagjer dhe E.Osmani, 22 vjeç pasagjer.
Policia ndali një automjet tip “Benz” në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit dhe gjatë kontrollit në automjet gjetën një valixhe.
Brenda valixhes, policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetitn dhe tre aparate celuluare.