📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Lady gaga 1024x683

Këngëtarja Lady Gaga ka dhënë së fundmi një intervistë për median britanike BBC, ku tha se frika e saj më e madhe në jetë është vetmia.

Unë mendoj se frika ime më e madhe ishte ta bëja jetën time vetëm ”, rrëfeu ajo.

Gaga është në lidhje me sipërmarrësin e teknologjisë Michael Polansky, një marrëdhënie që ajo thotë se e ka ndihmuar të përballet këtë shqetësim.

“Mendoj se dhurata më e madhe ka qenë takimi me partnerin tim Michael”, është shprehur këngëtarja.

Çifti njoftoi fejesën e tyre në Festivalin e Filmit në Venecia shtatorin e kaluar, ku Gaga tregoi për herë të parë publikisht unazën e saj të fejesës miliona dollarëshe.

Jeta e saj privatë ka frymëzuar edhe albumin e fundit. Një nga këngët e albumit, Blade of Grass , është një dedikim për partnerin e saj dhe historinë e tyre unike të propozimit për martesë .

Albumi gjithashtu shënon kthimin e Gaga-s në muzikën pop pas eksplorimit të zhanreve të tjera si xhazi dhe këngët klasike amerikane.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights