Donald trump 3 e1741340245807 1024x561

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që do të përjashtojë përkohësisht mallrat kanadeze dhe ato meksikane nga plani i tij tarifor.

Mallrat e importuara në Shtetet e Bashkuara sipas marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada do të përjashtohen nga tarifat 25% për një muaj.

“Gjatë kësaj periudhe të ndërmjetme nga tani deri më 2 Prill, kjo e bën shumë më të favorshme për prodhuesit tanë amerikanë të makinave. E bëra këtë nga respekti për Presidenten Sheinbaum dhe po punojmë për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm nga hyrja në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për ndalimin e Fentanilit”, tha Trump.

Urdhrat ekzekutiv vijne pas diskutimeve që Trump zhvilloi me Presidenten meksikane Claudia Sheinbaum dhe negociatat midis zyrtarëve kanadezë dhe të administratës amerikane.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum falenderoi Trump për masën, ndërsa Ministri i Financave i Kanadasë tha se vendi do të ndalonte raundin e dytë të vendosjes së tarifave hakmarrëse ndaj produkteve amerikane.

Gjithashtu importet nga Kanadaja, veçanërisht makinat, do të shmangin gjithashtu tarifat 25% për një muaj, ndërsa produktet kanadeze të energjisë do të tarifohen me 10%.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se rreth 50% e importeve të SHBA nga Meksika dhe 62% nga Kanadaja mund të përballen ende me tarifa. Tensionet e luftës tregtare kanë tronditur tregjet dhe pas këtij vendimi bursa amerikane ra në nivelin më të ulët.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights