1740992560 zelensku

Samiti i Londrës që mblodhi 19 liderë botërorë e globalë po përshkruhet në mediat europiane si një “hap vendimtar në artikulimin e një përgjigjeje të parë ndaj shkundjes që Donald Trump i dha ndaj sigurisë që kishte sunduar deri më tani rendin ndërkombëtar.

Sot jemi në një udhëkryq të historisë. Nuk është koha për fjalime, është koha për tu hedhur në veprim, për të ecur përpara, për të udhëhequr e për t’u bashkuar rreth një plani të ri për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrain.

Presidenti francez Emanule Macron dha detaje nga plani që propozojnë ai dhe kryeministri anglez, duke nisur fillimisht një armëpushim të kufizuar një-mujor “në ajër, det dhe infrastrukturën energjetike”, cka përjashton vijën e parë të frontit.

Starmer njoftoi se në fund të rreth dy orësh bisedimesh në Lancaster House se u arrit një marrëveshje në katër pika: vazhdimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe intensifikimi i sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë; të sigurohet sovraniteti dhe siguria e sigurinë e Ukrainës, me Kievin në tryezë në çdo negociatë; rritja e aftësive mbrojtëse të Ukrainës në rast të një marrëveshjeje paqeje, për të penguar çdo pushtim të ardhshëm; dhe më në fund krijimi i koaliconit “ të të vbullnetshmëve” për të garantuar paqen falë një kontingjenti ushtarak që do të dërgohej në Ukrainë.

Shefi i ekzekutivit britanikl pohoi gjithashtu se disa vende janë treguar të gatshme t`i bashkohën këtij plani, por nuk bëri emra konkretë, teksa mendohet që një prej tyre të jetë Polonia. Roli që do të luajë Gjermania në këtë ndihmë të re ushtarake sakaq ende nuk është përcaktuar. Kancelari gjermanOlaf Scholz ripohoi mbështetjen e tij financiare dhe ushtarake për Ukrainën pas samitit, dhe tha se pas përfundimit të luftës, Ukrainës i duhet një ushtri e fortë për t’u mbrojtur, por vetë, nuk mori asnjë angazhim konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights