📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Pika e Kakavijes

Prej orës 07:00 të kësaj të Premteje në doganën e Kakavijës është bllokuar lëvizja e automjeteve.

Sipas grevës së paralajmëruar të doganierëve grekë nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në të dyja anët e kufirit, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve.

Në këtë fashë orari do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Në orët e mëngjesit në doganën shqiptare nuk konstatohet radhë automjetesh si shkak i bllokimit të lëvizjes në kufi.

Theksojmë se sot në Greqi do të zhvillohen një sërë protestash, pasi shënohet përvjetori i dytë i tragjedisë së Tempit (28 Shkurt 2023), kur nga përplasja e dy trenave humbën jetëntë paktën 40 persona.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights