Policia foto ilustruese e1740653106993 1024x547

Një 39-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës pasi ka kanosur me një armë sportive një punonjës të Policisë Bashkiake në këtë qytet.

Është arrestuar Gentjan Kërçuku, banues në Tiranë, ndërsa blutë i kanë sekuestruar edhe një pistoletë.

Mësohet se ai kishte bllokuar rrugën me makinë dhe punonjësi i Policisë Bashkiake i ka kërkuar që të largohet.

39-vjeçari nuk i është bindur duke u konfliktuar, ndërsa i është prezantuar policit edhe si oficer i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights