Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Papa Francesku 10 1024x576

Ndonëse gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është kritike pasi ai është diagnostikuar me penumoni të dyfishtë, nata ka qenë e qetë për të në spital.

Kjo sqarohet në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani, por nuk jepen më shumë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Pneumonia e dyfishtë është një infeksion serioz i të dy mushkërive që mund t’i inflamojë dhe dëmtojë ato, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen. Infeksioni i Papës është “kompleks” dhe i shkaktuar nga dy ose më shumë mikroorganizma.

Mësohet se Papës i është bërë një skaner për monitorimin e pneumonisë së dyfishtë, rezultatet e së cilës priten në orët në vijim.

88-vjeçari vazhdon të jetë i shtruar në spital që prej 14 Shkurtit. Ky është qëndrimi i tij më i gjatë në spital gjatë papatit të tij gati 12-vjeçar.

Në orët e fundit u përhap lajmi në mediat italiane për mbërritjen në Romë të motrës së Papës, Maria Elenës. Kishte nga ata që e interpretuan këtë ngjarje si sinjal negativ, por nipi i Papës e mohoi lajmin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights