Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas publikimit në një televizion kombëtar të financimeve dhe pagesave të dyshimta të Monika Kryemadhit nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës, ndërsa u shpreh se verifikimi ligjor është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde
“Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare offshore çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë offshore-t, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se “verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare”.