Tre aleatë të Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka shkuan paraditen e sotme në selinë e PD-së.
Takimi me krerët e PD-së është në kuadër të diskutimeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në pritje që koalicioni të zyrtarizohet me ta por edhe me Partinë e Lirisë, aleatët i kanë kërkuar Berishës edhe më herët vende të sigurta në listën e mbyllur për deputetë.
Pak pas tyre mbërritën në selinë e PD edhe sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, i shoqëruar nga Edmond Haxhinasto.
Kujtojmë se të dy funksionarët e Partisë së Lirisë ishin edhe ditën e djeshme në godinën e PD-së për aleancën opozitare në zgjedhjet parlamentare.