📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image
Jam i hapur ndaj hetimeve”, kështu ka deklaruar këtë të Hënë (24 Shkurt) para togave të zeza në GJKKO, Safet Bajri. Siç bëri me dije avokati i tij, ai është shprehur se aludimet që qarkullojnë në media lidhur me mënyrën si është arrestuar janë të pavërteta. “Jam paraqitur vetë, jo siç e kanë trajtuar mediat, që e arrestuan, e shtrinë përtokë”, mësohet të ketë thënë ai. Më tej, ka mohuar edhe ndonjë tentativë për arratisje, duke theksuar se: Po të doja të ikja, s’më kishit kapur kurrë! (Këto janë fjalët që Safet Bajri ka thënë në gjykatë, gjithmonë bazuar në deklarimet e avokatit Sokol Tahiraj) Edhe të Premten që u vu në pranga, Safet Bajri u pa i buzëqeshur teksa shoqërohej nga forcat RENEA drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Fillimisht ai u shoqërua në Policinë e Shkodrës ku më pas i është komunikuar që kishte një urdhër-arrest. GJKKO verifikoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij dhe 2 të akuzuarve të tjerë, Behar Bajri dhe Astmer Bilali. Prokuroria e Posaçme thotë se ka dyshime se ata kanë organizuar vrasjen e Fatbardh Licit në Gusht të vitit 2018. Safet Bajri po hetohet edhe për masakrën e Dobraçit.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights