Celibashi 1 696x464

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se bashkëpunimi me SPAK-un dhe Prokurorin e Përgjithshëm synon mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 11 majit, ndërkohë që nuk ndryshon asnjë gjë në lidhje me fushën e përgjegjësisë së secilit institucion.

Në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit, Celibashi u shpreh se “çdo institucion duhet të ketë në vëmendje se ku jemi me zgjedhjet në Shqipëri dhe ku duhet të shkojmë dhe të përqasim përgjegjësitë”.

Celibashi theksoi se “jemi shumë vonë dhe koha ka mbaruar për të diskutuar se çfarë do të duhet të ishte mirë në aspektin rregullator”.

Si institucion përgjegjës për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, Celibashi siguroi se, “jemi duke bërë më të mirën e mundshme për të pasur zgjedhjet e 11 majit me standardet që i takon një vendi kandidat për t’iu bashkuar Europës”.

“Po përpiqemi ta bëjmë këtë së bashku edhe me aktorë të tjerë, pa ndryshuar asgjë në atë që është kuadri rregullator. Nuk jemi duke shpikur norma të reja, ligje të reja, sjellje dhe qasje institucionale të reja”, tha ai.

Duke iu referuar bashkëpunimit me SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Celibashi tha se po bashkojnë përpjekjet institucionale të tre institucioneve pa ndryshuar asnjë gjë që lidhet me fushën e përgjegjësisë së gjithësecilit.

“Kjo me qëllimin e mirë që zgjedhjet në Shqipëri të jenë sa më pak të mbushura me karakteristikat negative të një procesi zgjedhor jo të lirë, jo të drejtë dhe jo të ndershëm. Ajo çfarë do të doja të sillja në vëmendje është se kjo iniciativë nuk është e nxitur as nga jashtë, as nga brenda, sikurse mund të ndodhte në kohë të shkuar, kur qeveria i kishte në xhep institucionet edhe ato të pavarura, edhe koordinonte sjelljen e tyre”, shtoi Celibashi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights