if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Sali Berisha ka folur në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në një konferencë për mediet, Berisha u shpreh se SPAK është një institucion kryekëput seksion i PS.

“Një mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë. Ua kam deklaruar shqiptarëve këtë në mënyrat më të përsëritura, natyrisht bazuar në fakte, në qëndrime të pakundërshtueshme të këtij institucioni. Por, këtë e konfirmoj në mënyrë përfundimtare. Deklarata e kreut të SKAP-it, Altin Dumani për 2 nga çështjet më tronditëse, më themelore të korrupsionit në Shqipëri, për problemin e inceneratorëve dhe problemin e Uotërgejtit të shekullit të 21-të, problemin Rama-McGonigal”, tha ai.

Po ashtu, Berisha foli edhe për qëndrimin e kryeprokurorit Dumani në lidhje me inceneratorët.

“Inceneratori i Tiranës, është një kontratë e cila u kushton shqiptarëve 420 milionë euro mbi bazën e firmave që janë vendosur në këtë kontratë. Inceneratori i Tiranës u shpall nga Altin Dumani, komisari politik i SKAP-it, si një sipërmarrje që nuk i dihen pronarët”, tha Berisha.

“Dy fjalë do t’i them komisar Dumanit se pretendimi juaj, se nuk dihen pronarët ju akuzon shumë rëndë ju dhe institucionin tuaj. Së pari, le të marrim për të vërtetë atë që ju thoni, se nuk bllokoni dot fondet se nuk dihen pronarët. A mund t’ju thoni shqiptarëve: çfarë ju pengon ju zotëri, të dërgoni në gjykatë aferën, sepse ju paraqitët si pretekst pretendimin se janë arbitrazhet. Çdo arbitrazh është i detyruar të marrë parasysh vendimin e gjykatës së vendit. Në afera të tjera është procedurë në këtë mënyrë, por ajo nuk ishte SKAP, ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ju nuk e dërgoni dot në gjykatë, sepse jeni në kontrollin dhe në mbështetjen e plotë të asaj bande që vjedh shqiptarët”, u shpreh Berisha.

“Së dyti, kontrata e inceneratorit të Tiranës është e firmosur në shkeljen më flagrante të Kodit Civil të Shqipërisë. Nuk ka gjykatë që nuk rrëzon atë kontratë, për sa kohë në Shqipëri dhe kudo në botë, Kodi Civil është kushtetuta e kontratave. Ju nuk e bëni këtë, sepse ju jeni mburojë e qeveritarëve që kryejnë këtë vepër mafioze, këtë vjedhje të tmerrshme”

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights