if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

 Zëvendësministrja e Energjisë, Enkelejda Muça deklaroi sot se  shkaku parësor për ndryshimet në projektligjin “Për mediet audiovizive në Republikën Shqipërisë””, të ndryshuar”” ka të bëjë me një nga detyrimet kryesore të lindura nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe pikërisht neni 103 i saj, ku Shqipëria ka marrë përsipër detyrimin për të përafruar legjislacionin në fushën e medieve audio-vizive me legjislacionin e Bashkimit Europian”.

Në fjalën e saj në Komisionin për Integrimin Europian, Muça tha se “kemi të bëjmë me vlerësimin e rezolutës së veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2020 ku rekomandohet nga Kuvendi i Shqipërisë se AMA ndër të tjera do të duhet të japë kontributin e saj për procesin e transpozimit të direktivës 2010-2013 BE, për koordinimin, e cila ka pësuar ndryshime, thotë kuvendi, në fund të vitit 2018 dhe pikërisht kemi të bëjmë me direktivën përkatëse 2018 18.08 të Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian, i cili ndryshon atë të vitit 2010”.

“Janë këto dy momentet thelbësore, por do të shtojmë edhe një tjetër në fakt atë që ka të bëjë pikërisht me bashkëpunimin me Komisionin Europian për të gjitha ligjet që qëmtojnë transpozimin e legjislacionit, konsultohen paraprakisht me shërbimet e komisionit dhe në vijim të këtij procesi përveç konsultimit publik dhe të gjithë procedurës së brendshme ne kemi kryer edhe një proces të konsultimit me shërbimet e komisionit në vijim të të cilave komisioni, pasi vuri re propozimin për transpozimin e pjesshëm shtoi edhe një kërkesë shtesë për të përfshirë në draftligjin tonë, rregullimin e platformave për ofrimin e videove online”, tha Muça.

Në këtë kuptim, vijoi ajo, u shtua dhe u zgjerua rrezja e ndryshimit edhe me këtë ndryshim duke pasur në përfundim të këtij procesi edhe vlerësimin nga Komisioni Europian për një draft, i cili plotësonte nën këndvështrimin e Komisionit Europian kërkesat dhe përputhshmërinë e pjesshme sipas orientimit në lidhje me direktivën e mediave audiovizive të vitit 2018.

“Konkretisht ndryshimet janë; ofruesi i platformës së videove , që nuk ka qenë në ligjin ekzistues, shërbimi i shpërndarjes së videos gjithashtu duke i përmbledhur dhe duke i përfshirë bashke të ashtuquajturit operatorë të shërbimeve vizive, janë përfshirë edhe ata që ofrojnë platformë ose edhe ata që ofrojnë shërbime të platformave të videove online.

Kemi një media audiovizive që ofron shërbimet e veta online , pra që ka një faqe web në internet dhe që ofron video të çdo natyre, në faqen web ai mund të konsiderohet si ofrues i platformës në vetvete. Edhe individë që hedhin video çfarëdo online do të duhet që ai që është ofruesi i platformës dhe i shërbimit në vetvete edhe këto subjekte të rregullohen nga ky ligj në mënyrë që t’i qëndrojmë parimeve kryesore të transmetimeve audiovizive duke mbrojtur kategoritë përforcuese”, theksoi Muça.

Më tej Muça u shpreh se “me këto ndryshime do të respektohet liria e fjalës, e shprehjes, por mbi të gjitha liria e individit dhe kujtdo për të mos u cenuar online. Fëmijët janë një kategori tjetër e mbrojur nga këto ndryshime”.

Muka: Përafrimi i legjislacionit, nevojë e procesit tonë të integrimit, por edhe e tregut

Përfaqësuesi i AMA-s në grupin e punës për hartimin e ndryshimeve ligjore, Arben Muka tha se miratimi i ndryshimeve në ligj do të japë kontribut në garantimin e mëtejshëm të lirisë së shprehjes dhe të drejtës së informimit.

Ndryshimet kryesore të propozuara në ligj kanë si qëllim përcaktimin e rregullave të reja mbi vetërregullimin dhe bashkërregullimin; rishikimin e detyrimeve për ofruesit e shërbimeve me kërkesë (VOD); rishikimin e rregullave për transmetuesit audiovizivë, si dhe përcaktimin e rregullave të reja lidhur me shërbimin e platformave të shpërndarjes së videove etj.

“Përafrimi i legjislacionit është bërë një nevojë e procesit tonë të integrimit europian, por edhe nevojë e tregut. Nëse sot kemi një kuadër ligjor që nuk i përgjigjet kërkesave, dinamikës që ka tregu real mediatik, do të thoja që ndërhyrja e tanishme do të na fusë në mënyrë graduale dhe në atë rol që duhet të kemi ne si rregullator në tregun mediatik”, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights