if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

 Sekretari i përgjitshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka renditur përfitimet që sipas tij vijnë me planin e Belind Këlliçit, për transportin publik falas dhe modern.

Blushi shkruan se ky plan bën të mundur uljen e kostos së jetesës, lehtëson trafikun rrugor, pastron mjedisin, kurse kohë dhe mundëson më shumë parkime të lira.

POSTIMI I PLOTË
Plani i shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm i Belind Këlliçit për TRANSPORTIN PUBLIK FALAS DHE MODERN🚎:
✅️ UL KOSTON E JETESËS, sepse kostoja e biletave është peshë e rëndë për familjet e varfra dhe mundësia për të lënë makinën në shtëpi ul koston e kripur të karburantit.

✅️ LEHTËSON TRAFIKUN RRUGOR🚦pasi shumë qytetarë do të zgjedhin të përdorin AUTOBUSËT FALAS dhe të lënë makinat në shtëpi.
✅️ PASTRON MJEDISIN ♻️, sepse ulja e numrit të makinave që qarkullojnë do e bëjë ajrin më të pastër e të shëndetshëm dhe do të ulë gjithashtu ZHURMAT NË QYTET.
✅ ️KURSEN KOHË 🕓, sepse rrugët e çliruara nga trafiku i shfryrë do të mundësojnë rritjen e shpejtësisë së lëvizjes nga një vend në tjetrin brenda qytetit, si dhe HIQEN RADHËT E BILETAVE DHE ABONEVE.
✅ ️MË SHUMË PARKIME TË LIRA 🅿️ në rrugë për të gjithë ata qytetarë, që e kanë të pashmangshëm përdorimin e makinës, pasi rrugët do të kenë më pak qarkullim.
Është kaq e thjeshtë!
#BashkeFitojme ✌️🇦🇱
#TransportiPublik #ModernDheFalas #14Maj #NdryshimMeCdoCmim

Blushi Fb 1
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights