Një 52 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Derjan”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale A.Xh. 52-vjeç, si dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu.

“ Finalizohet operacioni policor i koduar “Derjan”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Operacioni, falë inteligjencës informative si rezultat i të cilit u arrestua në flgrancë 52-vjeçari, si dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Derjan ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Derjan, Mat.

Shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu ‘Çifte’,  të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material“, thuhet në njoftimin e policisë

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights