Berisha 1.mpg snapshot 13.33.696 1024x576

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga ambientet para SPAK ka mbajtur një fjalë për mediat ku është shprehur se të gjitha vjedhjet familjare të Edi Ramës do të ndëshkohen me forcën më të madhe të ligjit.

Berisha ndër të tjera është shprehur se sa i takon SPAK dhe punonjësve të saj do të dënohen ata që sipas tij ‘flenë’ mbi krimin, teksa shtoi që ka edhe punonjës të cilët zbatojnë ligjin të cilët do të mbeten të nderuar.

“Edi Ramën e sulmoj se sulmoj e garantoj se 11 Maji do të sjellë një audit të përgjithshëm të të gjitha vjedhjeve, shpërdorimit të tmerrshëm të 67 miliardë Euro të 12 viteve shqiptare. 2. Të gjitha vjedhjet familjare të Edi Ramës do të ndëshkohen me forcën më të madhe të ligjit. 3. Edi Rama e paralajmëroj të mos ndërmarrë asnjë veprim puçist, pavarësisht kësaj që them unë sepse veprimet puçiste janë të dënueshme do të përballet me një revoltë popullore nëse ndërmer veprime puçiste. E provoi Edi Rama, i provoi të gjitha. Tani është shkallmuar. Atë që patë ju në zyrën e tij, janë ciklike dhe periodike në zyrën e tij. Aty nderohen karriget çdo dy ditë se thyhen karriget përditë.

Tani pse e bëj këtu unë. E bëj këtu sepse në seli do të merrem me qytetarët me problemin, programet, pensionet, rrogat e hallet e qytetarëve këtu para skapit do të merrem me aktivitetin kriminal të Edi Ramës dhe të kësaj organizate. Sa i përket kontratës ju garantoj se sapo të depozitohet në KQZ ju do të mësoni çdo gjë, do mësoni shumën e asaj kontrate dhe burimin e pastër si kristali të parave të paguara për atë kontratë.

Nuk janë pseudopollet ata që më udhëheqin mua, por ata që flen mbi krimin duhet të dënohen si kriminel. Me këtë nuk përfshij të gjithë punonjësit, pasi ka prej tyre që zbatojnë ligjin dhe do të mbeten të nderuar dhe të vlerësuar shumë, por ata që flenë mbi këto dosje janë më keq se Tao dhe padronët e Taos”, u shpreh Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights