Presidenti i SHBA Donald Trump ka hedhur idenë se Ukraina “mund të bëhet ruse një ditë”, ndërsa zëvendëspresidenti i tij JD Vance po përgatitet për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski më vonë këtë javë. Duke shtyrë për fundin e luftës gati tre-vjeçare me Rusinë, Trump diskutoi konfliktin në një intervistë me Fox Neës.
“Ata mund të bëjnë një marrëveshje, ata mund të mos bëjnë një marrëveshje. Ata mund të jenë rusë një ditë, ose mund të mos jenë rusë një ditë, “tha ai. Trump theksoi gjithashtu nga ukraina që ajo t’i kthejë borxhin SHBA-së, për ndihmën ushtarake të dhënë, duke sugjeruar një marrëveshje për burimet natyrore të vendit, sic janë mineralet e rralla.
“Ne do t’i marrim mbrapsht të gjitha këto para atje dhe unë them se i dua ato. Dhe unë u thashë atyre se dua ekuivalentin, si psh 500 miliardë dollarë minerale të rralla”, tha Trump. “Dhe ata në thelb kanë rënë dakord ta bëjnë këtë, kështu që të paktën ne nuk ndihemi budallenj”.
Trump gjithashtu konfirmoi të hënën se së shpejti do të dërgojë në Ukrainë të dërguarin e tij të posaçëm Keith Kellogg, i cili ka për detyrë të hartojë një propozim për ndalimin e luftimeve. Trump po bën presion për një përfundim të shpejtë të konfliktit, ndërsa Zelenski po bën thirrje për garanci të forta sigurie nga Uashingtoni si pjesë e çdo marrëveshjeje me Rusinë.
Kievi ka frikë se çdo zgjidhje që nuk përfshin angazhime të forta ushtarake, sic mund të jetë anëtarësimi në NATO ose vendosja e trupave paqeruajtëse në Ukrainë, thjesht do ti japë kohë Kremlinit që të rimarrë veten dhe të riarmatoset për një sulm të ri. Ndërkohë, një zëdhënës i Zelenskit tha për AFP se ai do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, të premten, në margjinat e konferencës së sigurisë në Mynih.
Ndërsa Kellog do të mbërrinte në ukrainë më 20 shkurt, vetëm pak ditë para tre vjetorit të pushtimit rus të vendit.
