Donald Trump tha se palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen më në Gaza sipas propozimit të tij për të zhvendosur popullsinë e enklavës dhe për ta rindërtuar atë.

Presidenti amerikan javën e kaluar tronditi me sugjerimin e tij për të “marrë në pronësi” Gazën dhe për të zhdukur Hamasin, ndërsa territori rizhvillohet, por tani ka kundërshtuar zyrtarët e tij që kishin thënë se çdo zhvendosje e palestinezëve nga gaza do të ishte e përkohshme.

I pyetur nga Fox Neës nëse palestinezët mund të kthehen, ai u përgjigj: “Jo, nuk do ta bënin, sepse do të kenë vend atje. Unë po flas për ndërtimin e një vendi të përhershëm për ta.”

Trump i tha Fox Neës vizioni i tij i ardhshëm për Gazën ishte të ndërtonte “komunitete të shumta të sigurta, pak larg vendit ku ndodhen tani”, duke shtuar se zona aktualisht është “e pabanueshme”.

Ai tha se besonte se mund të bënte një marrëveshje me Jordaninë ose Egjiptin për të pranuar palestinezët e gazës. Megjithatë, aleatët arabë – përfshirë Egjiptin dhe Arabinë Saudite – e kanë hedhur poshtë idenë e zhvendosjes së popullatës prej mbi dy milionë banorësh të Gazës.

Vendet perëndimore gjithashtu e kanë refuzuar propozimin; një shtet i pavarur për palestinezët mbetet rruga e preferuar për të ecur përpara, gjë që nuk pranohet nga qeveria e Izraelit.

Vetë palestinezët e Gazës kanë thënë se nuk do të largohen kurrë nga vendi i tyre ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbështetur propozimin e Trumpit, duke e quajtur atë, idenë më të mirë që ka dëgjuar ndër vite.

Gaza është shndërruar thuajse e gjitha në rrënoja, për shkak të përpjekjeve të izraelit për të zhdukur Hamasin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights