Mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nisi me debate kur deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula kërkoi që kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka të mos drejtojë sot komisionin për shkak se është vënë në hetim nga SPAK.

“Unë nuk do të desha të hyj më thellë, por thjesht nga pikëpamja e procedurës së funksionimit të komisionit të Ligjeve nuk do të ishte e ndershme, e moralshme që komisionin e ligjit ta drejtonit ju. Nga një deklaratë e SPAK, del se kryetarja e Komisionit të Ligjeve ka tentuar për të penguar zbulimin e së vërtetës. T’i thërrisni ndërgjegjes, Komisionin e Ligjeve nuk duhet ta drejtoni ju sot. Ju si mazhorancë nuk keni legjitimitetin, moralin të drejtoni komisionin e ligjeve, të paktën sot”, tha Sula.

Në përgjigje të deputetit të PD-së, Bushka tha se ajo vijon të jetë e dinjitetshme dhe se çështjen do ta sqarojë atje ku duhet sqaruar.

“Ju sqaroj që ky është një komision ligjesh dhe nuk është një komision hetimor, jam drejtuesja e Komisionit të Ligjeve dhe po ushtroj detyrën time. Në lidhje me atë që thoni ju, nëse kam diçka për të sqaruar do ta sqaroj atje ku edhe sqarohen çështjet që ngrini. Sa i takon dinjitetit, kam qenë e dinjitetshme, jam e dinjitetshme dhe do të vijoj që të jem e dinjitetshme”, tha Bushka.

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights