Martina martin ceco cobani3
Gjykata e Korçës ka dënuar me burg katër personat e dyshuar si autorë të vrasjes së Martin Çeços nga fshati Kolanec i Maliqit. Ngjarja e rëndë ndodhi në 12 Qershor 2022. Procesi zgjedhor zgjati për gati dy vite. Prokuroria kërkoi dënim me burg për të katër personat, kërkesë që u pranua nga gjykata. Ndërkaq gjykata ka vendosur dënim me burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim për shtetasit e akuzuar. Konkretisht për: Valter Mollaj – 25 vite burg Edlir Mollaj – 23 vite burg Martina Pajollari – 20 vite burg Bledi Angjo – 15 vite burg

Rasti që tronditi Maliqin

I riu Martin Çeço u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në rezervuar pas dy ditësh që kishte humbur kontaktet me familjen. Policia dhe Prokuroria e Korçës arrestuan si të dyshuar të ngjarjes kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollajn nga fshati Marjan i Korçës dhe bariun e tyre Bledi Angjo. Sipas hetuesve motiv i ngjarjes ishte fakti se viktima ishte në një lidhje me Martina Pajollarin, me të cilën u tha që ishte paralelisht në një lidhje edhe me njërin prej kushërinjve. Më pas prokuroria vuri në bankën e të akuzuarit dhe Martina Pajollarin si bashkëpunëtore në këtë ngjarje, pasi u dyshua se kishte nxjerrë në pritë viktimën. Sipas palës mbrojtëse në gjykim, në asnjë moment nuk u vërtetuar direkt apo indirekt lidhja e të pandehurve me viktimën. Mbrojtja në seancë e kryer nga avokatë të ndryshëm, artikuloi se nuk është kërkuar nga prokuroria vënia në dispozicion e materialeve nga kompania “Meta” ku është pretenduar se viktima dhe autorët e dyshuar kanë pasur kontakt. Ndërkaq sipas tyre në gjykatë asnjë provë nuk vërteton që Valter dhe Edlir Mollaj të kenë kryer ketë krim dhe paralajmëruan apelim të vendimit.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights