📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Çështja ndaj Fatmir Mediut, pranohet gjykimi i shkurtuar

Gjykata vendosi të kalojë sot për gjykim cështjen në ngarkim të ish ministrit Fatmir Mediu, nën akuzën për shpërthimin në Gërdec.

Në seancnë e sotme gjyqësore, trupi gjykues vendosi të pranojë gjykimin e shkurtuar për rastin. Seanca në themel është parashikuar të mbahet më datë 24 prill, ora 08:30

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kimit të Organizuar, SPAK dërgoi për gjykim ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, SPAK ngriti akuzën “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights