Bashkimi europian

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se do të vendosë tarifa të reja prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA, përveç detyrimeve ekzistuese, në një tjetër përshkallëzim të madh të rishikimit të politikës së tij tregtare. Trump, duke folur me gazetarët në Air Force One, ndërsa po shkonte për të ndjekur Super Boëlin në Neë Orleans, tha se do të shpallë tarifat e reja të metaleve të hënën.

Ai tha gjithashtu se do të shpallë tarifat reciproke të martën ose të mërkurën, që do të hyjnë në fuqi pothuajse menjëherë, duke i zbatuar ato në të gjitha vendet dhe duke u përshtatur me tarifat e vendosura nga secili vend. Importet më të mëdha të të çelikut në SHBA hyjnë nga Kanadaja, Brazili dhe Meksika, të ndjekura nga Koreja e Jugut dhe Vietnami.

Me një diferencë të madhe, Kanadaja e pasur me hidrocentrale është furnizuesi më i madh i aluminit në SHBA, duke zënë 79% të importeve totale në 11 muajt e parë të 2024. “Çeliku dhe alumini kanadez mbështesin industritë kryesore në SHBA që nga mbrojtja, ndërtimi i anijeve dhe makinat”, shkroi në platformën X Ministri kanadez i Inovacionit Francois-Philippe Champagne.

“Ne do të vazhdojmë të ngrihemi për Kanadanë, punëtorët tanë dhe industritë tona”, shtoi ai. Trump gjatë mandatit të tij të parë vendosi tarifa prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, por më vonë u dha disa partnerëve tregtarë përjashtime pa taksa, duke përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Brazilin.

Ish-presidenti Joe Biden negocioi më vonë marrëveshjet e kuotave pa taksa me Britaninë, Bashkimin Evropian dhe Japoninë. Nuk ishte menjëherë e qartë nga njoftimi i Trump se çfarë do të ndodhë me ato përjashtime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights