📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
QV

KQZ ka bërë një njoftim për bashkitë në vend që të adresojnë problematikat që kanë dalë si pasojë e monitorimit në terren.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se KQZ ka konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki; ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara dhe informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

Sipas tij, procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 Marsi.

“Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive: Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesit të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore”, njoftoi Celibashi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights