1737482794 donaldtrump

Presidenti Donald Trump autorizoi vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe të udhëtimit ndaj punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që hetojnë shtetasit amerikanë apo të vendeve aleate si Izraeli, vendim ky që përkon me vizitën në SHBA të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në emër të të cilit kjo gjykatë ka nxjerrë një fletë-arresti, e ka hapa të ngjashëm ka hedhur për ish-ministrin e tij të mbrojtjes dhe një udhëheqës të grupit militant palestinez Hamas, në lidhje me luftën në Rripin e Gazës.

Edhe gjatë mandatit të parë të Trumpit, administrata e atëhershme e tij sanksionoi një prokurore, Fatou Bensouda dhe një prej ndihmësve të saj kryesorë lidhur me hetimet ndaj trupave amerikane nën dyshimet për krime lufte në Afganistan. Sanksionet ndaj GJNP-së përfshijnë ngrirjen e çdo pasurie në Shtetet e Bashkuara të individëve të përcaktuar në listën e sanksioneve dhe ndalimin e tyre dhe familjeve të tyre që të futen në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata e përhershme me 125 anëtarë mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krimin e agresionit kundër territorit të vendeve anëtare ose nga shtetasit e tyre. Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia dhe Izraeli nuk janë anëtare të kësaj gjykate.

Trump e nënshkroi urdhrin ekzekutiv pasi senatorët demokratë bllokuan javën e kaluar një përpjekje republikane për të miratuar një legjislacion që përcaktonte sanksione ndaj gjykatës. Gjykata ka marrë masa për të mbrojtur punonjësit e saj nga sanksionet e mundshme amerikane, duke ua paguar rrogat tre muaj paradhënie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights