Beijing  ka kundërshtuar propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të transferuar palestinezët nga Gaza dhe që SHBA të marrë kontrollin e rajonit, sipas një  deklarate të enjten nga Ministria e jashtme e Kinës.

“Kina mbështet të drejtat legjitime kombëtare të popullit palestinez. Gaza është e palestinezëve, një pjesë integrale e territorit palestinez jo një mjet politik pazaresh, as objektivi i një ligji të xhunglës”,deklaroi zëdhënësi i ministrisë Guo Jiakun në një konferencë  për shtyp.

Lufta në Gaza u shkaktua nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe më shumë se 250 u morën peng sipas të dhënave izraelite.

Që atëherë sulmi ushtarak i Izraelit  ka vrarë më shumë se 47,000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës dhe ka provokuar akuza për gjenocid dhe krime lufte që Izraeli i mohon.

Trump propozoi të martën marrjen e Gazës nga SHBA, pasi më herët sugjeroi që palestinezët  të zhvendoseshin përgjithmonë.

 

Komentet e mëparshme të presidentit republikan se palestinezët duhet të lëvizin në Egjipt dhe Jordani, u refuzuan publikisht nga udhëheqësit palestinezë dhe arabë.

Udhëheqës të tjerë botërorë thanë gjithashtu se mbështesin të ashtuquajturën zgjidhje me dy shtete, e cila parashikon shtetet izraelite dhe palestineze krah njëri-tjetrit.

Kina është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të marrë zgjidhjen me dy shtete si rrugëdalje themelore, dhe për të nxitur një zgjidhje të hershme për të drejtën politike.

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights