Gjykata e Posaçme ka shortuar çështjen ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të bashkëpandehurve për aferën e “Sterilizimit”.
Shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Bib Ndreca si kryesues të procesit. Në ditët në vijim do të caktohet data e seancës së parë.
Në këtë gjykim ish-ministri do të përballet me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.