Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
O 570x375

Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit në zonën e Zall Mnerit.

Lami ndodhet ende në kërkim nga policia si i dyshuari kryesor i vrasjes së postierit Lulzim Visha, por kishte dyshime se mund të ishte kthyer në banesë.

Ndërkohë Policia është hermetike sa i takon provave që mund të kenë gjetur në banesën e Lamit.

Sipas sistemit TIMS, Lami ndodhet në Shqipëri dhe nuk rezulton që të ketë kaluar kufirin. Megjithatë ka dyshime se ai mund të jetë larguar ilegalisht në Kosovë.

Lulzim Visha u gjet i vrarë mëngjesin e 24 Janarit në një makinë në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner të Tiranës.

Visha punonte postier dhe në momentin e ngjarjes ishte nisur për në punë me automjetin e një poste private, ku u qëllua me breshëri plumbash.

Sipas informacioneve paraprake, janë gjetur 12 gëzhoja pistolete brenda mjetit me të cilin po lëvizte viktima.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights