📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Policia tirane sd 752x440

Një ngjarje e trishtë është shënuar në periferi të Korçës, ku një 78-vjeçar, i cili punonte si roje nate në një magazinë, u gjet i pajetë. Viktima, Nikollaq Kacimbro, u zbulua nga familjarët e tij, pasi ata u shqetësuan kur ai nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk përgjigjej në telefon.

Mëngjesin e asaj dite, bashkëshortja e Kacimbros u përpoq ta kontaktonte disa herë, por pasi nuk mori asnjë përgjigje, njoftoi djalin e tyre. Ky i fundit, së bashku me një mik, shkoi në magazinë për ta kërkuar dhe e gjeti të moshuarin të pajetë në vendin e rojes. Menjëherë, ata njoftuan policinë dhe shërbimet mjekësore.

Një fqinj i familjes ka treguar se Kacimbro dhe bashkëshortja e tij ishin të përkushtuar në kujdesin për djalin e tyre, i cili ka aftësi të kufizuara në shikim.

Nga vlerësimet paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights