Ashtu si Kanadaja, edhe Bashkimi Europian ka zgjedhur t`i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump për zgjerimin e tarifave ndaj bllokut. Brukseli tregoi se një nismë e tillë rrezikon të cojë drejt një lufte tregtare, e cila do të sillte për rrjedhojë dëme të mëdha ekonomike në të dyja anët e Atlantikut. Nëse SHBA-ja dhe Europa fillojnë një luftë tregtare, atëherë Kina do të fërkojë duart. Ne jemi shumë të ndërlidhur me njëri-tjetrin.

Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu. Krerët e BE_së u mblodhën sot në një takim joformal për të diskutuar se si të forcohet mbrojtja e kontinentit kundër Rusisë dhe si të trajtohet qasja e Presidentit Trump, i cili ka paralajmëruar 27 vendet e Bashkimit Evropian se janë në radhë pas vendimit të tij për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës.

“Kjo do të ndodhë patjetër me BE-në. Mund t’ju them se ata kanë përfituar vërtet nga ne”, u tha Trump gazetarëve të dielën, duke përsëritur ankesat për një deficit tregtar. “Ata nuk na i blejnë makinat tona, nuk i blejnë prodhimet tona bujqësore.

Ata nuk blejnë pothuajse asgjë dhe ne blejmë gjithçka prej tyre”, shtoi ai. Kancelari gjerman Olaf Scholz, foli me një ton më të kujdesshëm, duke u kërkuar BE-së dhe SHBA-së të punojnë së bashku. “Perspektiva dhe qëllimi duhet të jenë që gjërat të çojnë në bashkëpunim”, tha ai.

Në ankesat e tij për bilancin tregtar me BE-në, Presidenti Trump është përqendruar vetëm në tregtinë e mallrave. BE-ja ka eksportuar vazhdimisht më shumë mallra në Shtetet e Bashkuara sesa ka importuar dhe deficiti tregtar i mallrave në vitin 2023, ishte 155.8 miliardë euro, sipas të dhënave të Eurostatit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights