Në ishullin e njohur Santorini në Greqi vazhdon aktiviteti sizmik që prej ditës së djeshme. Një pjesë e banorëve e kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre nga frika e tërmeteve.
Ekipet e emergjencave kishin ngritur çadra për banorët, ndërsa të tjerë qëndruan nëpër makina e në rrugë.
Alarmi për tërmete në Santorini u dha nga autoritetet greke për shkak të një pranie të lartë sizmiologjike në zonë. Mbi 200 tërmete kanë rënë më shumë se 24 orët e fundit.
Shkollat në Santorini, por dhe në 4 ishuj të tjerë në zonë, u mbyllën me vendim të autoriteteve nga frika e aktivitetit të shtuar sizmik.
Një tjetër tërmet i fortë është regjistruar në Greqi në orën 10:29 sipas kohës lokale.
Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9. i shkallës Rihter.
Epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë në Detin Egje pranë disa ishujve.
Gjatë orës së fundit, në këtë zonë detare të Greqisë kanë rënë 7 tërmete, disa prej të cilëve mbi 4 ballë.
Aktiviteti sizmik në Egje ka vazhduar gjatë gjithë natës, e sidomos në Santorini, aty ku banorët natën e kaluan jashtë e disa të tjerë kanë braktisur ishullin, kurse një pjesë tjetër tentojnë të largohen.