Të gjithë konsumatorët familjarë që harxhojnë deri në 700 kilovat orë energji në muaj, nga sot do të paguajnë 8.5 Lekë për kilovat orë, që do të thotë 1 Lekë më pak sesa ishte.
Ndërsa ata abonentë që kalojnë mbi 700 kilovat orë në muaj, do ta paguajnë 9.5 Lekë kilovat orin për të gjithë sasinë e energjisë së konsumuar. Çmimi i ri u miratua më 8 Janar nga Enti Rregullator i Energjisë.
Më konkretisht, një familje që harxhon 700 kilovat orë, sot paguan një çmim total prej 6650 Lekë të reja pa TVSH, ndërkohë me çmimin e ri do të paguajë 5950 Lekë, pra 700 Lekë më pak.
Tarifa e re e energjisë e elektrike që hyn në fuqi nga dita e sotme do të aplikohet deri në 31 Dhjetor të këtij viti.