Të 43 emigrantët e transferuar disa ditë më parë në qendrën e pritjes së Gjadrit në Shqipëri do të kthehen ditën e sotme në Itali.

Emigrantët do të nisen për t’u transferuar në shtetin fqinj rreth mesditës së ditës së sotme.

Kjo erdhi pas vendimit të marrë pasdites e së premtes nga Gjykata e Aplit në Romë. Togat e zaza nuk i vërtetuan ndalimet e bëra nga autoritetet italiane.

Ndërsa çështja do të dërgohet në Gjykaten Evropiane të Drejtësisë.

Ky është vendimi i tretë i gjykatave italiane kundër qeverisë Meloni për dërgimin dhe mbajtjen në Gjadër të emigrantëve të paligjshëm.

Vendimi i parë daton në 18 Tetor dhe kishte të bënte me 12 azilkërkues nga Bangladeshi dhe egjiptianë të sjellë në qendrën e Gjadrit. Vendimi i dytë mban datën 11 Nëntor. Këtu përfshiheshin 7 të huaj, të gjithë egjiptianë dhe nga Bangladeshi.

Dërgimi i tretë i emigrantëve të paligjshëm u mor nga qeveria Meloni pasi gjykata e Kasacionit i dha të drejtë për përcaktimin e vendeve të sigurta për emigrantët. Duke i dhënë fund debatit  me gjykatat italiane për këtë çështje.

Por vendimi më i fundit i gjykatës së Apelit të Romës riktheu edhe një herë përplasjet politike në Itali.

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights