1736765121 edmondsulajdhegazmentbardhi

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur t’i drejtohet SPAK-ut me një kërkesë për të sqaruar nëse dokumenti i lexuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bën pjesë në fashikullin gjyqësor të dosjes “Metamorfoza”. Ky vendim erdhi pas një kërkese të ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, i cili kërkon më shumë transparencë mbi dokumentet që po përdoren në këtë çështje.

Gjatë seancës gjyqësore, i pranishëm ishte vetëm Edmond Sulaj, i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa Gazment Bardhi mungonte, por përfaqësohej nga avokatët Ledjo Braho dhe Marash Logu. Avokati i Sulajt kërkoi rihapjen e hetimeve, duke argumentuar se pala tjetër ka pretenduar të ketë në dispozicion dokumente dhe akte që nuk janë bërë pjesë e procesit gjyqësor. Në këtë kontekst, ai kërkon që gjykata t’i marrë dhe t’i verifikojë ato, për të përcaktuar nëse emri “Mondi” i përmendur në përgjime i referohet klientit të tij.

Nga ana tjetër, avokati i Bardhit, Ledjo Braho, deklaroi se dokumentet në fjalë kanë qenë fillimisht në posedim të mediave përpara se të bëheshin publike nga deputeti demokrat. Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi të tërhiqet në dhomë këshillimi dhe në përfundim urdhëroi verifikimin e statusit të dokumenteve. Seanca e radhës u caktua për datën 14, në orën 9:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights