45-vjeçari Aleks Ago nga fshati Kuç i bashkisë Devoll është lënë në burg nga Gjykata e Korçës, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçari në fshatin Poloskë. Vendimi u mor pas kërkesës së prokurorisë, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.

I akuzuari, Aleks Ago, ka mohuar akuzat duke deklaruar se marrëdhënia e tij me të miturin ishte vetëm në kuadër të ndihmës, për shkak të vështirësive ekonomike që djali kishte pas humbjes së babait.

Sipas tij, njohja me familjen ishte e largët, por ai ishte përpjekur ta mbështeste me ndihmë financiare dhe ushqime.

Ngjarja u bë publike pasi 15-vjeçari, në prani të nënës dhe një psikologu, denoncoi në komisariatin e Devollit se ishte ngacmuar nga 45-vjeçari. Sipas dëshmisë së tij, ai ishte përballur me situata të përsëritura, ku Ago i kishte ofruar para në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Pas denoncimit, policia ndërhyri menjëherë duke arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Prokuroria po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të vërtetuar akuzat e ngritura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights