Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur pas takimit me të dërguarin amerikan Gabriel Escobar dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Meta tha se do ketë një deklaratë zyrtare për takimin.
“Do dalim në një deklaratë zyrtare për takimin me Escobar. Ju ftoj të gjithëve në stadium…të gjithëve”. tha Meta.
Më pas ai i ftoi gazetarët të gjithë në stadium, në çelje të fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ më 14 prill.
Kujtojmë se pak më herët Escobar, në shoqërinë e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim ishte për një takim në zyrën e kreut të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Siç u bë e ditur edhe dje nga ambasada amerikane, fokusi i takimit të Escobar në Tiranës është që të zbatohen rekomandimet e ODHIR dhe që të zgjidhen kandidatë që zbatojnë ligjin.

