Tre rinj u arrestuan në Tiranë, si pasojë e finalizimet të operacionit policor i koduar “Collaboration 2” që kishte nisur hetimet prej disa muajsh. Bëhet fjalë për dy djem 21-vjeçarë dhe një 19-vjeçar, të cilët u arrestuan gjatë kohës që ishin duke shitur një sasi kokaine prej 107 gramë. Në një njoftim për mediat policia deklaron se është sekuestruar sasia lëndës narkotike dhe tre telefona celularë. “Si rezultat i hetimeve të kryera për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që kryhej nga 3 shtetas, është finalizuar operacioni policor i koduar “Collaboration 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: I. C., 21 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights