Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau sot fondet për partitë politike për vitin 2023, bazuar mbi numrin e deputetëve në Kuvendin e vitit 2021.

Në total mes 11 subjekteve politike u shpërnda një fond i përgjithshëm prej 345 600 000 lekë nga buxheti i shtetit.

Konkretisht, Partia Socialiste është forca politike e cila përfiton fondin më të madh, me shifrën 151.494.783 lekë.

Në vijim Partia Demokratike përfiton 103.926.170 lekë, ndërsa më pas renditet Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, e cila përfiton 9.753.567 lekë.

Po ashtu, Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 lekë.

Sipas ndarjes së fondeve nga KQZ, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut përfiton 8.018.647 lekë; Partia Republikane përfiton 13.223.679 lekë; Partia Agrare Ambientaliste përfiton 8.018.647 lekë; Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 8.018.647 lekë; Partia Lëvizja e Legalitetit 8.018.647 lekë; Partia Social Demokrate 12.266.269 lekë dhe Partia Nisma Thurje 6.283.636 lekë.

Ditën e premte, KQZ pritet të ndajë një buxhet tjetër prej 100 milionë lekësh posaçërisht për fushatën zgjedhore.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights