Sistemi i shëndetësisë për kryetarin e PD, Sali Berisha është në një situatë emergjente pasi ka dështuar që të ofrojë shërbime ndaj qytetarëve.

Në një takim me ekspertë të shëndetësisë, ku foli për programin e PD, Berisha fajëson kryeministrin Edi Rama shkatërrimin e këtij sistemi, për të cilin thotë se ka kryer krime kundër njerëzimit.

Gjatë bashkëbisedimit me ekspertët, kryedemorkati theksoi se kur të rikthehet PD në pushtet do të shtojë fondet për sistemin e shëndetësisë si dhe do të ndërmarrë masa ligjore për të krijuar kushtet më favorshme për spitalet. Zotohet se do të rris pagat për mjekët, gjë e cila sipas kryedemokratit, do ndikojë dhe frenimin e largimit tyre për të punuar në vendet e BE.

Një vëmendje të veçantë sipas programit të PD do i jepet dhe cilësisë së branave që hyjnë në vendin tonë. Kreu i demokratëve duke folur dhe për skandalin korruptiv, tha se plani i PD është onkologjiku të shkëputet nga QSUT dhe se do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur.

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights