“Shqipëria humbi sot Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, kështu shprehet Kreu i Shtetit Bajram Begaj pas vdekjes së Janullatos.
Përmes një postimi në Facebook, Presidenti thotë se Kryepeshkopi e ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit. Më tej, thekson se prej kontributit të tij është krijuar një rrugë e re për besimin ortodoks shqiptar.
Janullatos ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare, pas më shumë se 3 javësh i shtruar në një spital në Athinë.
