Deputetja Ina Zhupa, në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend ka theksuar se sulmi ndaj kreut të PD për Vaun e Dejës, Bernard Ndreca është një akt terrorist.

Gjithashtu Zhupa ka kërkuar që mazhoranca të distanocohet publikisht nga kjo ngjarje.

“Në këtë parlament kemi 8 javë që nuk diskutojmë për çështje të zgjedhësve. Këtë javë kishit justifikim pushimin zyrtar

Shqetësimi juan i parë nuk është çështjen e zgjedhësve, por kohën e opozitës nuk mund ta merrni. Ne kemi të drejtën tonë t’i themi qeverisë se kush është realiteti.

Doja të ndalesha edhe tek akti terrorist ndaj kryetarit të PD për Vaun e Dejës, kjo ishte një nisje e fushatës me tritol.

Ministri i Brendshëm duhet të na tregojë se deri në çfarë niveli janë hetimet. Demokratët nuk trembën, hiqni dorë nga këto metoda dhe distancohuni sot publikisht nga kjo ngjarje”, tha Zhupa.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights