Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit tha se Parlamenti është shpartalluar dhe se nuk është më sovran, pasi është bërë pjesë e klientelizmit.

“Dua të sjell një shqetësim të përsëritur. Parlamenti nuk është më sovran, por pjesë e klientelizmit. Një ligj që ka përfunduar rrugën dhe vjen në Parlament duhet të diskutohet, pasi nuk është biznes privat. Nisma që lidhjen me taksat kombëtare, siç është ajo e rishikmit të taksave të qarkullimit.

Nuk është prekur prej kohësh dhe kjo është e turpshme. Do thonë ‘e marrin, e fusin, e nxjerrin dhe nuk bëjnë asgjë’.

 

Është e qartë që ka një shpartallim të funksionimit të Parlamentit, ka klientelizëm. Për taksa të tjera siç ishte akciza e pijeve alkoolike ka taksa të tjera. Ju bëj thirrje që ta shmangin këtë shpartallim”, tha Vasili nga foltorja e Kuvendit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights